Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e fundit në botë për nivelin e besimit te shkenca. Vetëm 10.8% e shqiptarëve të moshës 15 vjeç e lart deklarojnë se kanë shumë besim te shkenca, duke e renditur vendin në pozicionin e 133-të nga 140 shtete të përfshira në studimin Wellcome Global Monitor 2026. Në krahasim me rajonin, Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, ku kjo përqindje është 8.2%, ndërsa diferenca është e ndjeshme me Malin e Zi, ku 22.7% e qytetarëve shprehin besim të lartë te shkenca. Në Serbi kjo përqindje arrin në 19.1%, ndërsa në Kosovë 18.9%, përkatësisht 8.3 dhe 8.1 pikë përqindjeje më shumë se në Shqipëri. Të dhënat bazohen në studimin ndërkombëtar të organizatës Wellcome, i cili ka anketuar mbi 140 mijë persona...