Deklarata e fortë nga ish-talenti: “Yamal nuk do të ishte titullar te Barcelona e vitit 2012!”
Lamine Yamal nuk do ta kishte siguruar vendin në formacionin titullar të Barcelonës në vitin 2012, sipas ish-anësorit të katalanasve, Cristian Tello, i cili thekson cilësinë e jashtëzakonshme të sulmuesve që kishte skuadra në atë periudhë. Tello, i cili së fundmi i dha fund karrierës si futbollist, u pyet nga gazeta spanjolle Sport se si do të kishte performuar Yamal te Barcelona në vitin 2012. “Titullar? Nuk mendoj kështu. Do ta kishte pasur shumë të vështirë të arrinte deri aty”. “Mendoj se do të ishte ngritur në nivelin që ka sot dhe do të kishte treguar atë që tregon aktualisht, por do të kishte qenë e komplikuar”, u shpreh spanjolli. “Siç thashë, po flasim për Alexis Sanchez, Pedro, Villa, Messi dhe Neymar… Këta janë lojtarë...
Burimi:
telesport.al