Dekani Mark Marku: Largimi i Ramës nuk i zgjidh problemet, rrezikojmë të biem sërish në ciklin e liderëve autoritarë
Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Mark Marku, ka propozuar përfshirjen e faktorëve të tjerë shoqërorë dhe politikë për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar nga protesta e studentëve. Sipas Markut, protesta nuk mund të mbetet vetëm një përballje mes qytetarëve në shesh dhe qeverisë, por duhet të shndërrohet në një proces më të gjerë, ku të përfshihen aktorë të shoqërisë civile, partitë politike dhe Parlamenti. “Duhet të ketë reagim plural. Në kuptimin që duhet të futen disa forca të tjera, që duke i mbështetur studentët dhe duke kërkuar një zgjidhje në favor të tyre, duhet që të bëjnë edhe një lloj amortizatori të dhunës. Elementë të tjerë të shoqërisë civile… nuk mund të reduktohet një protestë e madhe që synon një ndryshim të...
Burimi:
ntv.al