No Image Available

Dëgjesa e Territoriales, Divjaka kundërshton bashkimin me Lushnjën

Dëgjesa për 'Territorialen' në Divjakë DIVJAKË- Komisioni i ngritur nga Këshilli Bashkiak i Divjakës ka nisur dëgjesat publike me qytetarëtnë kuadër të përgatitjes së relacionit që kundërshton shkrirjen e Bashkisë Divjakë dhe bashkimin e saj me Lushnjën. Dëgjesa e parë u zhvillua në Divjakë dhe u shoqërua me debate që në nisje. Disa prej qytetarëve kërkuan praninë e deputetes së zonës, si dhe të përfaqësuesve që kanë marrë pjesë në hartimin e Reformës Territoriale. Kryetari i Bashkisë Divjakë Josif Gorrea prezantoi disa nga argumentet e përfshira në relacionin që pritet t’i dërgohet Kuvendit, ndërsa nënkryetari i Këshillit Bashkiak Eugen Verdho tha se qëndrimet e qytetarëve do të bëhen pjesë e dokumentit përfundimtar. Banorët u shprehën kundër shkrirjes së bashkisë dhe kërkuan që protesta e nisur prej...