No Image Available

Debati te ‘Ligjet’ për protestat/ Blushi: Po dhunoni studentët! Manja: Duhet të dënoni edhe dhunën ndaj policisë!

Protestat e dhunshme në Tiranë u bënë temë debati sot në Komisionin e Ligjeve mes kryetarit Ulsi Manja dhe deputetit të Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Ky i fundit kërkoi ndërprerjen e mbledhjes dhe dorëheqjen e Manjës, duke akuzuar Policinë për dhunë ndaj studentëve. Manja iu përgjigj se dhuna duhet dënuar në çdo formë, si ndaj policisë dhe institucioneve, ashtu edhe në rastet e tejkalimit të saj, ndërsa theksoi se puna e komisionit dhe agjenda e integrimit do të vijojnë. Debati i plotë: Blushi: Ky komision, përgjegjës për garantimin e ligjit dhe Kushtetutës, nuk mund të bëjë sikur nuk po ndodh asgjë në Shqipëri. Nuk mund të ketë punime normale të jetës parlamentare në kushtet kur ky institucion është rrethuar nga policë e banditë të paidentifikuar,...