Debatet/ “Ekonomia” miraton projekt-buxhetin në parim në pak minuta! Braçe-Leskajt: Punë kartoni e ke! Deputeti i PD: Kështu e keni bërë dhe Kuvendin

Debatet/ “Ekonomia” miraton projekt-buxhetin në parim në pak minuta! Braçe-Leskajt: Punë kartoni e ke! Deputeti i PD: Kështu e keni bërë dhe Kuvendin

Projektbuxheti i vitit 2027 është miratuar në parim në Komisionin e Ekonomisë me 8 vota pro dhe 4 kundër, pas një diskutimi që zgjati rreth 9 minuta. Projektligji do të kalojë tashmë për shqyrtim në seancën plenare të Kuvendit. Gjatë mbledhjes pati debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës lidhur me zhvillimin e dëgjesave me ministritë, konkretisht me Ministrinë e Infrastrukturës. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, argumentoi se Ministria e Infrastrukturës kishte zhvilluar dëgjesën në komisionin përgjegjës dhe se kjo çështje lidhej me votimin në parim të projektbuxhetit. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, kërkoi që të zhvillohej më parë diskutimi me Ministrinë e Infrastrukturës, duke theksuar se ishte ndjekur e njëjta praktikë edhe për ministritë e tjera. Debati: Erion Braçe,...