Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kritikuar mazhorancën gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke e akuzuar për bllokimin e qëllimshëm të nismave ligjore të opozitës. Këlliçi kërkoi që në rendin e ditës së Kuvendit të përfshihen dhe të shqyrtohen katër nisma ligjore të Partisë Demokratike, që parashikojnë shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike, ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, ligjit për Paketën e Maleve dhe disa dispozitave të ligjit për Trashëgiminë Kulturore. Fjala e plotë e Këlliçit në Konferencën e Kryetarëve: Po vërej sërish se nismat e opozitës vazhdojnë të mbeten pa një datë shqyrtimi. Kjo do të thotë se ju po vijoni me të njëjtën sjellje të vjetër: duke mbajtur në sirtar çdo nismë të opozitës dhe duke...