DEBATE në Komisionin “Xhafaj”, kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën! Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Ka institucione problematike
Vonesat në shërbimet publike, trajtimi i ankesave dhe problematikat në institucione u diskutuan në komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj, kërkoi sqarime nga drejtori i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Angelo Koleka, mbi efektivitetin e zgjidhjes së ankesave të qytetarëve, ndërsa deputeti Gjin Gjoni ngriti pyetje mbi takimet e deputetëve me qytetarët dhe raportimin e tyre pranë agjencisë. Koleka tha se problematikat kryesore lidhen me Kadastrën, gjendjen civile, shëndetësinë dhe bashkitë, ndërsa Xhafaj kërkoi më shumë përgjegjësi institucionale për rastet kur ankesat përsëriten pa marrë një zgjidhje përfundimtare, informon TCH. Debatet në Komision: Gjoni: Kanë dalë teza të reja për Besën, Praninë Besnike dhe Pasqyrën. Këto deputetët që zhvillojnë takimet, vijnë t’i raportojnë te agjencia juaj apo…? (Qesh))...
Burimi:
javanews.al