Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua

11 September, 2026 - 18:30 Dea e Butrintit, një nga veprat më të njohura të trashëgimisë arkeologjike shqiptare, është rikthyer në qytetin antik të Butrintit, aty ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit për Shqipëri, Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi rikthimin e veprës si një ngjarje të rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare. “Dea e Butrintit kthehet në shtëpi”, shkroi Gonxhja, duke kujtuar rrugëtimin e veprës nga Butrinti drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, përpara rikthimit të saj në vendin e origjinës. Sipas ministrit, rikthimi i Deas pasuron rrëfimin historik të Butrintit dhe u krijon vizitorëve mundësinë të shohin nga afër një dëshmi të rëndësishme të historisë, artit dhe trashëgimisë së përbashkët...