De Rossi vlerëson potencialin e Mario Mitaj: Është shumë më i fortë nga sa kemi parë deri më tani
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Fiorentinën, trajneri i Genoas, Daniele De Rossi, u ndal te gjendja e skuadrës dhe te disa futbollistë që, sipas tij, ende nuk e kanë shfaqur potencialin e tyre të plotë. Mes emrave që përmendi ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, për të cilin tekniku italian dha një vlerësim të drejtpërdrejtë. “Jam i bindur se skuadra do të zhvillojë një ndeshje të shkëlqyer. Deri më tani kemi marrë më pak nga sa meritonim, por tani duhet të rrisim ritmin dhe të angazhohemi edhe më shumë”, deklaroi De Rossi. Trajneri pranoi se rezultatet nuk kanë qenë në nivelin që kishte parashikuar, por theksoi se puna e futbollistëve gjatë stërvitjeve i jep arsye për optimizëm. “Jam i qetë dhe...
Burimi:
ntv.al