De Laurentiis sulmon presidentin e Milanit: Më thoshte gjëra që nuk qëndronin as në qiell, as në tokë
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, foli për pronësinë e klubeve italiane dhe rritjen e rolit të fondeve në futboll. Ai theksoi se ndryshimi i mentalitetit dhe i rregullave të vjetra është i domosdoshëm për zhvillimin e futbollit italian. Më pas, De Laurentiis rrëfeu një darkë me Gerry Cardinale, pronarin e Milanit, rreth tri vite më parë: “E ftova Gerry Cardinale për darkë. Më bëri një diskutim, të cilin preferova të mos e kundërshtoja, përndryshe do të më duhej ta nxirrja jashtë. Nga këndvështrimi im, thoshte gjëra që nuk qëndronin as në qiell, as në tokë. Ishte një pronar me nevoja prej financieri dhe jo prej sipërmarrësi të vërtetë”. De Laurentiis krahasoi mënyrën e menaxhimit të futbollit me atë të industrisë së filmit, ku, sipas tij,...
Burimi:
telesport.al