De La Fuente: Jemi kampione bote por s’ka vend për vetkënaqësi, Anglia rival i fortë
Luis de la Fuente ka hedhur poshtë çdo pretendim se kampionët e botës mund të bien pre e vetëkënaqësisë. Në prag të përballjes së shumëpritur të Spanjës kundër Anglisë në “Wembley”, sfidë e vlefshme për Nations League, trajneri theksoi qartazi se skuadra e tij është e etur për të shkruar sërish histori. Kjo deklaratë vjen në një moment euforie për Spanjën, e cila tashmë ka në zotërim si titullin e Kampionatit Evropian, ashtu edhe atë të Kupës së Botës. Shumëkush druhet se kjo valë lavdërimesh mund të rezultojë një thikë me dy presa dhe ta shtyjë skuadrën drejt vetëbesimit të tepruar. De la Fuente beson se ndeshja me Anglinë është antidoti i përsosur. “Sigurisht që nuk do të relaksohemi; nuk jemi të ngopur, jemi jashtëzakonisht...
Burimi:
telesport.al