“Data e zgjedhjeve lokale ishte shpallur një javë para dekretit”/ Bardhi: Begaj tregoi edhe njëherë se nuk e luan dot rolin e Presidentit

“Data e zgjedhjeve lokale ishte shpallur një javë para dekretit”/ Bardhi: Begaj tregoi edhe njëherë se nuk e luan dot rolin e Presidentit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shënjestroi Presidentin Bajram Begaj në lidhje me zgjedhjet vendore që do të mbahen më 9 maj, datë e cila u dekretua pavarësisht se opozita bojkotoi konsultimet. Në intervistën për News24, ai theksoi se Begaj, me këtë proces, e tregoi edhenjëherë se nuk sillet si President. Ai tha se data ishte paracaktuar nga PS, sepse ishte deklaruar më herët nga Blendi Klosi. “Unë nuk di që Shqipëria të ketë një president funksional. Është fakt i mirënjohur që Begaj nuk është president. Edhe ky proces dëshmoi se nuk e luan dot rolin si president. Presidenti i Republikës sipas Kushtetutës është përfaqësues i unitetit kombëtar. Ai për shkak të veprimeve të tij e ka humbur rolin e tij si...