Dashnor Sula nxjerr telefonatat me Ramën
Kryeinspektori i Shtetit, Dashnor Sula, foli në studion e “Shqipëria Live” për sigurinë ushqimore, kontrollet ndaj karburanteve, problematikat me inspektorët dhe komunikimet me kryeministrin Edi Rama. Duke u ndalur te mishi i importuar, Sula tha se është konstatuar një fenomen ku mishi nga vendet e Amerikës Latine kalonte drejt Kosovës dhe më pas rikthehej në Shqipëri. “Mishi që vjen nga vendet e Amerikës Latine në Shqipëri e ka taksën 15%, ndërsa Kosova e ka pasur 0. Shkonte në drejtim të Kosovës dhe kthehej si mish nga Kosova, ndërkohë që shitej në tregun shqiptar”, tha Sula. Ai deklaroi se për këtë çështje janë shtuar kontrollet në pikat doganore dhe janë larguar inspektorë që, sipas tij, bashkëpunonin apo kishin marrëdhënie me subjekte të caktuara. Sula bëri të...
Burimi:
ntv.al