DASH publikon raportin për Shqipërinë: Ekonomia rritet, por korrupsioni mbetet sfidë (DOKUMENTI)
Selia e DASH në SHBA TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2026 për klimën e investimeve në Shqipëri ku vlerëson rritjen e ekonomisë dhe progresin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas raportit, rritja ekonomike vijon të mbështetet kryesisht te turizmi dhe pasuritë e paluajtshme. DASH evidenton gjithashtu kuadrin liberal për investimet e huaja flukset rekord të investimeve të huaja direkte dhe likuiditetin e fortë të sektorit bankar. Megjithatë raporti nënvizon se investitorët përballen ende me pengesa të rëndësishme. Ndër problemet kryesore renditen korrupsioni në sektorin publik zbatimi i dobët i kontratave dhe mosmarrëveshjet për të drejtat e pronësisë. DASH ndalet edhe te reforma në drejtësi, duke vlerësuar krijimin e institucioneve të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar....
Burimi:
zeri.ai