Daniel Godelli shpërthen ndaj institucioneve: Nuk ndalem pa marrë djersën time, ku i keni sportistët tuaj?

Daniel Godelli shpërthen ndaj institucioneve: Nuk ndalem pa marrë djersën time, ku i keni sportistët tuaj?

Legjenda shqiptare e peshëngritjes, Daniel Godelli, ka reaguar me tone të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve shtetërore, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si vlerësohen sportistët shqiptarë dhe rezultatet e tyre. Në një reagim publik, Godelli ka kërkuar të dijë se ku janë sportistët që kanë marrë grada honorifike nga shteti, duke i krahasuar me rezultatet e arritura prej tij në arenën ndërkombëtare. Peshëngritësi ka kujtuar suksesin e tij në Lojërat Mesdhetare të vitit 2013, ku theu rekorde dhe fitoi medalje të arta në shkëputje dhe shtytje. Godelli thekson se në atë periudhë arriti rezultate të mëdha pa pasur mbështetjen e duhur nga institucionet. Ai është shprehur i zhgënjyer nga fakti që, sipas tij, sportistë me rezultate të mëdha nuk kanë marrë vlerësimin...