Dalin bisedat e Ergys Agasit me 2 izraelitët: E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret
Detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK hedhin dritë mbi komunikimet mes ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për aferën e AKSHI-t. Në qendër të hetimeve janë edhe kontaktet e Agasit me dy shtetas izraelitë, komunikimet me të cilët janë sekuestruar nga hetuesit. Sipas dosjes, në një prej mesazheve të gjetura në telefonin e Agasit, në momentin e arrestimit, ai i shkruan shtetasit izraelit Shalev I.: “E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret”. Në një tjetër komunikim, drejtuar shtetasit Srulik E.K., Agasi pretendon se drejtuesja e shërbimit sekret do të takohej me të dhe do t’i paraqiste prova për një çështje që, sipas tij, prokurori po e ndiqte për interesa të tjera. Në dosjen hetimore,...
Burimi:
ntv.al