Cristina Fernández Cubas fiton Çmimin Cervantes 2026, një nga vlerësimet më të larta të letërsisë në gjuhën spanjolle

Cristina Fernández Cubas fiton Çmimin Cervantes 2026, një nga vlerësimet më të larta të letërsisë në gjuhën spanjolle

Shkrimtarja katalanase Cristina Fernández Cubas është shpallur fituese e Çmimit Cervantes 2026, vlerësimi më prestigjioz në letërsinë në gjuhën spanjolle, i shoqëruar me një shpërblim prej 125 mijë eurosh. Vendimi i jurisë u bë publik të martën nga ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun. Çmimi i ndahet autores në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj në ripërtëritjen e tregimit bashkëkohor. Juria vlerësoi origjinalitetin, përsosmërinë dhe koherencën e krijimtarisë së saj, e cila ka ndikuar në transformimin e letërsisë fantastike në gjuhën spanjolle. Po ashtu, u theksua aftësia e shkrimtares për të eksploruar përvojën njerëzore përmes rrëfimeve të karakterizuara nga misteri dhe paqartësia. E lindur më 1945 në Arenys de Mar, në Barcelonë, Fernández Cubas konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të tregimit të shkurtër...