“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën
Konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike, COP31, ka nisur në Antalia të Turqisë, ku për dy javë përfaqësues dhe negociatorë nga më shumë se 190 vende do të diskutojnë për masat kundër ngrohjes globale. Megjithatë, samiti po zhvillohet mes mungesave të shumta të liderëve botërorë, veçanërisht atyre europianë, në një kohë kur lufta kundër ndryshimeve klimatike kërkon angazhim më të madh politik. Në takimin e nivelit të lartë nuk do të marrin pjesë drejtuesit e Gjermanisë, Francës, Spanjës, Italisë, Danimarkës, Irlandës dhe Holandës. Po ashtu, mungojnë edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri indian Narendra Modi, ndërsa SHBA-të, nën drejtimin e Donald Trump, nuk do të dërgojnë delegacion qeveritar për të dytin vit radhazi. Trump ka njoftuar gjithashtu tërheqjen e vendit nga Marrëveshja e Parisit,...
Burimi:
javanews.al