“Çojini bukë Veliajt në qeli”/ Shtyhet gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, ish-presidenti: Do e kishit mbushur me kamera nëse…
ilir meta-monika kryemadhi TIRANË- Është shtyrë për në datën 5 nëntor seanca për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. GJKKO ka refuzuar që të zhvillohet seanca pa avokatët, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKO-së. Mësohet se avokatët nuk kanë marrë pjesë në proces me pretendimin se nuk kanë marrë dijeni sipas rrugëve ligjore, për pezullimin e bojkotit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Avokatët u gjobitën me 30 mijë lekë të reja, ndërkohë që për seancën e radhës u caktuan edhe 2 avokatë kryesisht, krahas avokatëve të zgjedhur Arben Peci dhe Artan Simoni. Ndërkohë, ish-presidenti Ilir Meta kundërshtoi mënyrën se si po trajtohet çështja. Meta kërkoi që procesi të vijojë edhe pa praninë e avokatëve mbrojtës. “Fakti që mungon prokurori Kllapi nuk...
Burimi:
zeri.ai