Çmimi i lartë i naftës, Italia zgjat me një javë uljen e akcizës
Qeveria italiane ka zgjatur me një javë afatin për uljen e akcizës së naftës. Mediat italiane raportojnë se masa do të zgjatet deri të enjten, 17 shtator, ndërsa, nëse nuk do të merrej ky vendim, ulja e akcizës do të përfundonte në mesnatë. Vendimi është pjesë e masave të qeverisë italiane për të frenuar ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve te konsumatorët dhe bizneset. Ulja e akcizës për naftën do të vijojë të jetë në fuqi edhe gjatë javës së ardhshme, deri në skadimin e afatit të ri, më 17 shtator.
Burimi:
vizionplus.tv