Çmimet “The Albie” nderojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut, mes të ftuarve George Clooney dhe bashkëshortja

Çmimet “The Albie” nderojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut, mes të ftuarve George Clooney dhe bashkëshortja

Ceremonia e pestë e çmimeve “The Albie”, e organizuar nga “Fondacioni Clooney për Drejtësi”, u zhvillua dje në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, duke bashkuar figura të njohura të kinemasë, modës dhe biznesit, për të vlerësuar individë dhe organizata që luftojnë për drejtësi dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën, sipas “Vogue”. Aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij, avokatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney, bashkëthemelues të fondacionit, pritën të ftuarit në këtë aktivitet, i cili synon t’u japë më shumë vëmendje, personave që përballen me rreziqe për shkak të punës së tyre në mbrojtje të drejtësisë. Mes të nderuarve të këtij edicioni ishin gazetarët nga Kirgistani, Bolot Temirov dhe Makhabat Tazhibek Kyzy; aktivistja nga Malavi, Vanessa Mwangala, e cila mbron...