Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump
Prodhuesi i makinave luksoze pritet të hapë fabrikën e tij të parë në SHBA, një vendim që Trump ia atribuon tarifave të tij doganore. Reagimet janë kritike në Gjermani, sepse industria vendase përballet me shkurtime. 1. Çfarë parashikon plani i Audi-t për investimin prej 4 miliardë dollarësh në SHBA?Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi për investimin të shtunën (24.10.2026), gjatë një tubimi elektoral në Georgia, një shtet kyç për Partinë e tij Republikane në zgjedhjet e ndërmjetme të javës së ardhshme. Audi e konfirmoi menjëherë planin, duke njoftuar se do të ndërtojë fabrikën e tij të parë në SHBA pranë qytetit Macon, në Georgia. Investimi do të kushtojë rreth 4 miliardë dollarë (3,6 miliardë euro) dhe pritet të krijojë rreth 4.500 vende pune. Prodhuesi gjerman...
Burimi:
kohajone.com