Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audi-t me Trump-in
1. Çfarë parashikon plani i Audi-t për investimin prej 4 miliardë dollarësh në SHBA? Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi për investimin të shtunën (24.10.2026), gjatë një tubimi elektoral në Georgia, një shtet kyç për Partinë e tij Republikane në zgjedhjet e ndërmjetme të javës së ardhshme. Audi e konfirmoi menjëherë planin, duke njoftuar se do të ndërtojë fabrikën e tij të parë në SHBA pranë qytetit Macon, në Georgia. Investimi do të kushtojë rreth 4 miliardë dollarë (3,6 miliardë euro) dhe pritet të krijojë rreth 4.500 vende pune. Prodhuesi gjerman i automjeteve tha se ndërtimi do të nisë vitin e ardhshëm. Prodhimi, me një kapacitet të planifikuar deri në 200.000 automjete në vit, pritet të fillojë në fillim të viteve 2030. Në këtë fabrikë...
Burimi:
syri.net