Claudio Monteverdi, kompozitori që shënoi kalimin nga Rilindja në Barok
29 November, 2026 - 22:45 Kompozitori italian Claudio Monteverdi u pagëzua më 15 maj 1567 në Kremona të Italisë. Ai konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së muzikës, veçanërisht për kontributin në zhvillimin e operës dhe kalimin nga muzika e Rilindjes në atë të Barokut. Monteverdi nisi edukimin muzikor që në moshë të re, ndërsa në vitin 1582, kur ishte vetëm 15 vjeç, botoi përmbledhjen e tij të parë muzikore. Gjatë karrierës krijoi vepra të shumta, ndër të cilat më të njohurat janë operat “L’Orfeo”, “L’incoronazione di Poppea” dhe “Il ritorno d’Ulisse in patria”. Një pjesë të rëndësishme të jetës profesionale e kaloi në Mantova dhe Venedik, ku shërbeu si kompozitor dhe drejtues muzikor. Krijimtaria e tij ndikoi ndjeshëm në zhvillimin e...
Burimi:
kultplus.com