Clark Middleton aktori që e ktheu dhimbjen personale në art
Clark Middleton ishte një nga ata aktorë që, edhe në role dytësore, arrinte të linte gjurmë të veçantë në ekran. I njohur për paraqitjet e tij në seriale dhe filma si The Blacklist, Twin Peaks, Fringe, Sin City dhe Kill Bill: Vol. 2, Middleton ndërtoi një karrierë të gjatë duke e kthyer edhe përvojën e tij personale me një sëmundje të rëndë në pjesë të rrugëtimit të tij artistik. Clark Tinsley Middleton lindi më 13 prill 1957 në Bristol, Tennessee, dhe u rrit në Tucson, Arizona. Kur ishte vetëm katër vjeç e gjysmë, u diagnostikua me artrit reumatoid juvenil, një sëmundje që ndikoi në mënyrë të thellë në jetën e tij. Sëmundja i shkaktoi probleme të shumta fizike që në fëmijëri. Në moshën tetëvjeçare humbi...
Burimi:
kultplus.com