Cikël poetik nga Dhori Qiriazi: Kur të vijë çasti e dashur…

Cikël poetik nga Dhori Qiriazi: Kur të vijë çasti e dashur…

Dhori Qiriazi ishte shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar, por mbi të gjitha poet lirik. Ishte, sipas Ali Aliut, ndër ata poetë që nuk shkaktojnë rrëmuja të zhurmshme në asnjë atmosferë dhe mjedis kritik, dhe kjo është ajo që e karakterizon vargun e tij. Qetësia e përhershme, konstante…që rrezaton ngrohtësi miqësore dhe disponim paqedashës. Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të lirikut Dhori Qiriazi: Të dua! Të dua!Mendohu!Të dua!Kapërcej udhëkryqet e jetës,kapërcej shiritat e bardhë të rrugëve të asfaltuarame këto fjalë të përjetshme: “Të dua!” Oh, si janë qiejt tanë të kaltër,më të butë se mëndafshi i deteve mesdhetare!Atje ndizen me miliona yje natën,ndërsa unë, në kupolë të tyre, kam shkruar:“Të dua!” Mbi rërën e plazheve kam shkruar: “Të dua!”,Mbi dyert e kabinave:...