Check-up-i në “ngërç”/ Pezullohet blerja e kiteve dhe materialeve, mjekët bllokojnë kontrollet

Check-up-i në “ngërç”/ Pezullohet blerja e kiteve dhe materialeve, mjekët bllokojnë kontrollet

TIRANË-Kalimi i programit kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-up) nga duart e privatit te shteti ka nisur me një ngërç të shumëanshëm që rrezikon të paralizojë shërbimin në terren. Pasi kontrata koncesionare 10-vjeçare me kompaninë 3P Life Logistic, përfundoi në shtator, qeveria vendosi shtetëzimi e plotë të këtij shërbimi. Për të kryer shërbimin, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore shpalli një tender me vlerë 18 milionë euro për blerjen e kiteve dhe materialeve të domosdoshme që analizat të kryeshin nga strukturat publike. Ky tender u nda në 5 lote. Por tashmë tenderi është pezulluar plotësisht. Siç tregojnë dokumentat zyrtare të bëra publike nga Kapital, 4 lote kryesore të kësaj procedure të hapur nga kompania e re shtetërore, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore Sh.A., mbajnë...