ChatGPT hyn në shkollat e SHBA-së, por nxënësit nuk do të vlerësohen nga AI

ChatGPT hyn në shkollat e SHBA-së, por nxënësit nuk do të vlerësohen nga AI

Një distrikt shkollor në Minnesota të SHBA-së ka nisur përdorimin e inteligjencës artificiale në mbështetje të mësuesve, por ka vendosur një kufi të qartë: ChatGPT nuk do të përdoret për vlerësimin apo notimin e nxënësve. St. Cloud Area School District 742 është pjesë e një grupi distriktësh amerikanë që po përdorin mjete të inteligjencës artificiale për të ndihmuar stafin arsimor. Në St. Cloud, qasja në platformë u është dhënë vetëm mësuesve, punonjësve dhe administratorëve, ndërsa nxënësit nuk kanë akses. Interesi i stafit ka qenë i lartë. Rreth 200 mësues dhe punonjës, ose afërsisht 20 për qind e stafit të distriktit, u regjistruan brenda pak orësh nga aktivizimi i platformës. Mësuesit pritet ta përdorin inteligjencën artificiale kryesisht për përgatitjen e mësimeve, përshtatjen e materialeve sipas niveleve...