Charles Fourier, mendimtari utopik që ëndërroi një shoqëri të ndërtuar mbi lirinë dhe pasionet njerëzore

Charles Fourier, mendimtari utopik që ëndërroi një shoqëri të ndërtuar mbi lirinë dhe pasionet njerëzore

Charles Fourier ishte një filozof, ekonomist dhe teoricien social francez, i cili u bë një nga figurat më të rëndësishme të socializmit utopik në fillim të shekullit XIX. Përmes ideve të tij novatore, ai sfidoi organizimin ekonomik dhe shoqëror të kohës, duke propozuar një model të ri jetese, ku bashkëpunimi, liria individuale dhe përmbushja e dëshirave njerëzore do të zinin vendin e konkurrencës dhe pabarazisë. Mendimi i tij, ndonëse shpesh u konsiderua utopik, ndikoi në zhvillimin e teorive socialiste dhe në debatet mbi organizimin e një shoqërie më të drejtë, transmeton KultPlus. I lindur më 7 prill 1772, në Besançon të Francës, Fourier jetoi në një periudhë të shënuar nga ndryshime të mëdha politike, ekonomike dhe shoqërore, të nxitura nga Revolucioni Francez dhe transformimet e...