Champions, pjesët e para: Inter me dy dhurata ndaj Realit, Lille reagon shpejt. Mungon goli në dy sfidat e tjera (video)
Kanë përfunduar pjesët e para në katër takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid po fiton 2-0 ndaj Interit, në pjesën e parë. Në minutën e 14-të, pas një topi të humbur nga Curtis Jones dhe një mungesë vëmendjeje e Yann Bisseck, ishte Kylian Mbappe që dërgoi topin në portën e Josep Martinez, pas pasimit të Brahim Diaz. Një minutë më pas, Lautaro Martinez, pengohet në zonë, goditje dënimi për Interin. Godet Hakan Calhanolgu, super pritje nga Thibaut Courtois. Në minutën e 23-të, Benjamin Pavard kthen topin te Josep Martinez, ky i fundit humb kontrollin e topit dhe aty përfiton Federico Valverde, i cili e dërgon në rrjetë dhe i jep avantazhin e dyfishtë madrilenëve. Në minutën e 36-të, Curtis Jones...
Burimi:
telesport.al