Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Interi, që mposhti 1-0 Shakhtar Donetsk, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak në minutat e fundit. Bayern Munich dhe Arsenali kanë dhuruar një përballje spektakolare në “Allianz Arena”, që përfundoi në barazim 2-2. Skuadra angleze kaloi e para në avantazh në minutën e 25-të. Eberechi Eze përfitoi nga një asist i shkëlqyer i Martin Odegaard dhe mposhti Manuel Neuer me një goditje të saktë me të djathtën brenda zonës. Goli u konfirmua pas verifikimit të VAR-it, për shkak të dyshimeve për pozicion jashtë loje. Reagimi i bavarezëve...
Burimi:
kohajone.com