Champions League: Në Athinë vendos një supergol, lumë golash në Brugge për pjesën e parë (video)

Champions League: Në Athinë vendos një supergol, lumë golash në Brugge për pjesën e parë (video)

8 Shtator 2026 19:34 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për raundin e parë në fazën e grupeve në Champions League. Në Belgjikë, Club Brugge është duke u mundur 1-3 nga Aston Villa, pas 45 minutave të para. Anglezët gjetën avantazhin që në minutën e 10-të me John McGinn, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të Pau Torres. Vendasit barazuan shifrat me Hugo Vetlesen në minutën e 19-të, pas asistit të Jan Virgili. Reagimi i anglezëve ishte i menjëhershëm, duke gjetur sërish golin e avantazhit. Në minutën e 22-të, Emiliano Buendia e ksihte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të Joao Gomes. Në fund të pjesës së parë,...