Champions League: Liverpool mbyll llogaritë që në pjesën e parë, “paqe” në Rotterdam (video)
14 Tetor 2026 19:34 Telesport Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në “Raiffeisen Arena” në Linz, Liverpool është duke udhëhequr 0-3 ndaj austriakëve të LASK. Fillimisht për Liverpool-in shënoi Ronald Araujo në minutën e 22-të. Uruguajani shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit. Dy minuta më pas ishte radha e Bradley Barcola, pas asistit të Lewis Koumas. Francezi shënoi me një goditje të lehtë brenda zonën. Në minutën e 37-të, Liverpool gjen golin e tretë. Shënon sërish Bradley Barcola, këtë herë pas asistit të Florian Wirtz. SHIKOGOLAT Në sfidën tjetër në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam, Feyenoord është duke barazuar 1-1 ndaj Como. Liqenorët kaluan të parët në avantazh me Assane...
Burimi:
telesport.al