Champions League/ Brugge shtang Interin në shtëpi, Napoli humb 3-1 ndaj Villarrealit
Humbje ka pësuar Interi, i cili u mposht 3-4 nga Club Brugge në “San Siro”. Protagonisti i ndeshjes ishte Nicolò Tresoldi, autor i tre golave për skuadrën belge. Tresoldi hapi rezultatin në minutën e 30-të, ndërsa Lautaro Martínez barazoi në të 44-tën. Në pjesën e dytë, sulmuesi i Club Brugge shënoi edhe dy herë, në minutat 63 dhe 74, duke kompletuar tripletën. Lautaro ngushtoi diferencën në minutën e 81-të, por Vermant realizoi golin e katërt për belgët në të 87-tën. Goli i Bonnyt në minutën e 93-të nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e zikaltërve. As Napoli nuk arriti të marrë pikë në transfertën spanjolle ndaj Villarrealit. Italianët kaluan të parët në avantazh me Amir Rrahmanin në minutën e tetë, por vendasit përmbysën rezultatin brenda...
Burimi:
ntv.al