Champions League/ Bayern Munich “ngrin” në Norvegji, barazon 3-3 me vikingët

Champions League/ Bayern Munich “ngrin” në Norvegji, barazon 3-3 me vikingët

Bayern Munich ka regjistruar një barazim 3-3 në transfertë ndaj Viking, në një ndeshje ku bavarezët përmbysën disavantazhin prej dy golash, por humbën fitoren në minutën e fundit. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Gianni Stensness, ndërsa Peter Christiansen dyfishoi rezultatin në minutën e 38-të. Bayern reagoi në pjesën e dytë me Harry Kane, i cili shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 54-t dhe më pas me kokë në të 60-tën. Luis Diaz përmbysi rezultatin në minutën e 71-të, por vetëm dy minuta më vonë Michael Olise mori karton të kuq, pasi goditi një kundërshtar me top. Viking shfrytëzoi epërsinë numerike dhe barazoi në minutën e 90-të me Herman Johan Haugen, duke i hequr Bayern dy pikë.