Champions League/ Barcelona goleade me permbysje ne transferte me Galatasaray në Turqi

Champions League/ Barcelona goleade me permbysje ne transferte me Galatasaray në Turqi

Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore në Champions League, duke mposhtur 4-1 Galatasarayn në transfertë. Katalanasit e nisën ndeshjen në disavantazh, por përmbysën gjithçka me katër gola, duke konfirmuar formën e tyre në këtë sezon. Skuadra turke kaloi në avantazh në minutën e 28-të me Alexey Batrakov, i cili shfrytëzoi një kundërsulm dhe asistin e Rafa Leaos. Gjashtë minuta më vonë, Baris Yilmaz dërgoi sërish topin në rrjetë, por arbitri anuloi golin për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it. Barcelona reagoi në minutën e 43-të, kur Joao Cancelo barazoi rezultatin pas asistit të Dani Olmos. Në pjesën e dytë, katalanasit morën kontrollin e takimit. Fermin Lopez shënoi me kokë në minutën e 50-të pas krosimit të Lamine Yamal, ndërsa vetëm tre minuta më vonë...