Champions League: Aston Villa me fitore të rëndësishme në Belgjikë, AEK mjaftohet me një supergol (video)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për ditën e sotme në Champions League. Aston Villa mori një fitore të jashtëzakonshme 2-3 në transfertën ndaj Club Brugge. Anglezët gjetën avantazhin që në minutën e 10-të me John McGinn, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të Pau Torres. Vendasit barazuan shifrat me Hugo Vetlesen në minutën e 19-të, pas asistit të Jan Virgili. Reagimi i anglezëve ishte i menjëhershëm, duke gjetur sërish golin e avantazhit. Në minutën e 22-të, Emiliano Buendia e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të Joao Gomes. Në fund të pjesës së parë, Nicolas Jackson shënon golin e tretë për Aston Villa, pas një pasimi të bukur të Pau Torres...
Burimi:
telesport.al