Champions/ Interi fiton ne transferte, PSG shkaterron Villarrealin, Barcelona feston ne shtepi

Champions/ Interi fiton ne transferte, PSG shkaterron Villarrealin, Barcelona feston ne shtepi

Spektakël golash dhe fitore bindëse në Champions League! Interi, PSG, Barcelona dhe Bayern Munich kanë dhuruar emocione në sfidat e fundit të kompeticionit më prestigjioz europian, duke marrë rezultate të rëndësishme. Zikaltrit kanë regjistruar fitoren e dytë radhazi në fazën e ligës së Champions League, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Feyenoord-it. Skuadra e Interit e zgjidhi praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë. Yann Bisseck zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërsa Pio Esposito dyfishoi shifrat në minutën e 34-t, duke dërguar topin në rrjetë me kokë. Në pjesën e dytë, Piotr Zielinski vulosi suksesin zikaltër. Mesfushori polak shënoi golin e tretë në minutën e 54-t, me një goditje të fortë nga kufijtë...