Champions! Haaland nis ndjekjen e Ronaldos, ja në çfarë moshe mund ta thyejë rekordin e “CR7”
Erling Haaland po e bën gjithnjë e më seriozisht sfidën ndaj rekordit historik të Cristiano Ronaldos në Champions League. Sulmuesi norvegjez shënoi dy gola në fitoren 2-0 të Manchester Cityt ndaj Portos dhe e çoi bilancin e tij në 59 gola në vetëm 59 ndeshje në Champions League. Kjo do të thotë një mesatare fantastike prej 1 goli për ndeshje. Por për të kapur Ronaldon, Haaland ka ende një rrugë të gjatë përpara. Cristiano Ronaldo kryeson listën historike me 141 gola, që do të thotë se Haalandit i duhen edhe 82 gola. Nëse norvegjezi do të vazhdonte me ritmin e jashtëzakonshëm prej 1 goli për ndeshje, teorikisht do t’i duheshin edhe 82 ndeshje në Champions League për të barazuar Ronaldon. Haaland është aktualisht 26 vjeç....
Burimi:
vizionplus.tv