Çfarë rrezikon Vlora Hyseni nëse akuzat e SPAK provohen në gjykatë?
Rasti i Vlora Hysenit është pjesë e procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Më 21 shtator 2026, Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, caktoi ndaj saj masën e arrestit në shtëpi dhe pezullimin e ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik. SPAK e identifikon Hysenin si person nën hetim për veprat e parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal. Ndërkohë, Hyseni është larguar tashmë nga drejtimi i SHISH. Më 22 shtator, Presidenti Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e saj nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit. Por pyetja që ngrihet tani është: Çfarë rrezikon konkretisht Hyseni nëse hetimi i SPAK përfundon me prova dhe gjykata arrin në përfundimin se veprat janë kryer? Përkrahja e autorit të krimit – deri në...
Burimi:
ntv.al