Çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend, nga interpelancat me 5 ministra, te votimi i formulës për pagat e magjistratëve! Jashtë Parlamentit protestë
Ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen sot për seancë plenare me një rend dite të ngjeshur. Në program është parashikuar zhvillimi i 5 interpelancave të thirrura nga Partia Demokratike. PD kërkon sqarime nga ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj për administrimin 102 kontejnerëve me mbetje toksike që ndodhen në periferi të qytetit të Durrësit. Interpelancë është kërkuar dhe me ministrin e Brendshëm, post që tashmë i përket Ervin Demos, të cilit PD i kërkon shpjegime për pretendimet se Policia e Shtetit ka përdorur forcë në arrestimin e qytetarëve gjatë protestave. Opozita ka kërkuar interpelancë dhe me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe atë të Shëndetësisë Klodiana Spahiu. Kjo e fundit do të pyetet mbi krijimin e Operatorit...
Burimi:
javanews.al