No Image Available

Çfarë po ndodh me Erion Veliajn në burgun e Fierit? Nuk lejohet ta takojë, avokati Plarent Ndreca paralajmëron KALLËZIM PENAL

Një tjetër përplasje është raportuar në burgun e Fierit, ku avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar të takojë klientin e tij, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Siç raportojnë mediet, Ndreca është paraqitur në institucionin penitenciar për të zhvilluar një takim me Veliajn, i cili prej tre ditësh është transferuar nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Megjithatë, avokatit i është refuzuar hyrja, me arsyetimin se ishte paraqitur jashtë orarit zyrtar të vizitave. Atij i është komunikuar se takimet në institucion zhvillohen nga e hëna në të premte, deri në orën 16:00. Ky arsyetim është kundërshtuar nga pala mbrojtëse, e cila pretendon se takimet e avokatëve me klientët e tyre nuk mund të kufizohen në të njëjtën mënyrë si vizitat e zakonshme. Për këtë arsye,...