Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një urdhër për vendosjen e sekuestros konservative është regjistruar për shoqërinë AlbChrome, duke kufizuar veprimet që lidhen me shitjen dhe tjetërsimin e kuotave/aksioneve të përmendura në të. Mësohet se urdhri për vendosjen e sekuestros konservative ndaj AlbChrome është lëshuar nga Zyra Vendore Përmbarimore Tiranë dhe është depozituar në regjistrin tregtar më 9 korrik 2026. Masa parashikon sekuestro mbi kuotat/aksionet e zotëruara nga pala debitore dhe kërkon të mos kryhen shërbime për shitjen apo tjetërsimin e tyre. Në maj të këtij viti, kompania u gjobit nga autoritetet mjedisore dhe aktiviteti i saj u pezullua përkohësisht pas konstatimit të mbetjeve të rrezikshme në ambientet e kompanisë. 'Albchrome' është një nga kompanitë më të mëdha në sektorin minerar në Shqipëri, me aktivitet në Bulqizë, Mat, Klos dhe Elbasan....
Burimi:
zeri.ai