ÇFARE FSHIHET PAS TRANSFERIMIT TE VELIAJT NE FIER/ LALA NGRE DYSHIME PER URDHERIN SEKRET
Transferimi i Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit ka ngritur pikëpyetje për procedurën që ka ndjekur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe arsyet e klasifikimit të urdhrit si sekret shtetëror. Gazetarja Klodiana Lala, shpjegoi se vendimi për ndryshimin e institucionit ku mbahet një i paraburgosur është kompetencë e Drejtorisë së Burgjeve. Megjithatë, ajo vuri në dyshim refuzimin për t’i dorëzuar Veliajt dokumentin përkatës. Sipas Lalës, ish-kryebashkiaku i Tiranës dhe avokati i tij kanë kërkuar të njihen me aktin e transferimit, por nuk e kanë marrë atë. Gazetarja sqaroi se klasifikimi i një urdhri të tillë si sekret mund të lidhet me ekzistencën e një hetimi penal, veçanërisht kur organi i akuzës disponon të dhëna ose indicie për veprimtari të tjera kriminale....
Burimi:
ntv.al