Çfarë fshihet pas lëvizjeve të Ramës dhe Berishës? Ermal Hasimja zbërthen skemën

Çfarë fshihet pas lëvizjeve të Ramës dhe Berishës? Ermal Hasimja zbërthen skemën

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në një emision televiziv analizoi zhvillimet e fundit politike dhe ndikimin e lëvizjeve të Edi Ramës dhe Sali Berishës te qytetarët dhe dy partitë kryesore. Hasimja u ndal veçanërisht te protesta që vijon prej 95 ditësh, duke argumentuar se ndryshimet në axhendën politike dhe mediatike nuk kanë zhdukur arsyet që, sipas tij, i kanë nxjerrë qytetarët në shesh. Sipas politologut, shqetësimet kryesore lidhen me rritjen e taksave dhe çmimeve, korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë. “Problematikat që i nxorën dhe arsyet që i nxorën njerëzit në shesh gjatë këtyre 95 ditëve janë po aty dhe nuk ndryshojnë”, tha Hasimja, duke shtuar se zhvillime të tjera politike apo gjyqësore mund të zhvendosin vëmendjen e mediave, por jo domosdoshmërisht shqetësimet e qytetarëve. Sipas...