Çfarë e lidh Putin me Elon Musk? E njëjta ëndërr për pavdekësinë dhe pushtimin e hapësirës

Çfarë e lidh Putin me Elon Musk? E njëjta ëndërr për pavdekësinë dhe pushtimin e hapësirës

Vladimir Putin dhe Elon Musk janë dy figura që duken krejt të ndryshme, por kanë një interes të përbashkët: pushtimin e hapësirës dhe idenë se një ditë njeriu mund të mposhtë edhe vdekjen. Lidhja mes tyre vjen nga teoritë e një filozofi dhe shkencëtari rus, Konstantin Ciollkovski, i cili më shumë se një shekull më parë ëndërronte që njerëzimi të largohej nga Toka dhe të përhapej në të gjithë universin. Gjithçka nisi në vitin 2007, kur Putin vizitoi shtëpinë-muze të Ciollkovskit në qytetin Kaluga, në jugperëndim të Moskës. Ciollkovski ishte një mësues autodidakt, i cili u bë një nga pionierët e ideve për udhëtimet në hapësirë dhe projektimin e raketave. Ai njihet edhe për ndikimin që pati në zhvillimin e mendimit shkencor rus për eksplorimin...