Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Demokratët kanë fituar kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan. Për Europën, çështjet kryesore mbeten tarifat tregtare dhe Ukraina, fusha në të cilat Trump vazhdon të ketë kompetenca të konsiderueshme. Donald Trump ka pësuar një nga humbjet më të mëdha të karrierës së tij politike, pasi republikanët humbën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit përballë demokratëve, në zgjedhje që u shndërruan në një referendum për presidencën e tij. Deri mëngjesin e sotëm, demokratët kishin fituar 25 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur në 220 mandate, dy më shumë se 218 vendet e nevojshme për shumicën. Në Senat, ata iu morën republikanëve shtatë vende, përfshirë në Teksas, Ohajo, Kansas dhe Mein. Çmimet e larta ndikuan ndjeshëm në vendimin e votuesve. Rreth dy të...