“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin, por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin, por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se biznesmeni Francesco Becchetti nuk ka marrë dhe nuk do të marrë para nga shteti shqiptar lidhur me çështjen e arbitrazhit, ndërsa tha se paratë e ngrira të Albcontrol do të rikthehen në arkën e shtetit. Rama u shpreh gjithashtu se për çështjen ka procese ligjore në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndërsa sipas tij SPAK ka nisur një hetim. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me vendimin e arbitrazhit dhe pretendimet për një shumë prej 100 milionë eurosh, Rama tha se Becchetti deri tani nuk ka marrë asnjë pagesë nga shteti shqiptar. “Ju thatë që unë paskam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Unë nuk kam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Kam thënë...