Ceno: Përgjimet e trafikut të armëve, interes ndërkombëtar për Shqipërinë, priten zbulime të tjera

Ceno: Përgjimet e trafikut të armëve, interes ndërkombëtar për Shqipërinë, priten zbulime të tjera

Ceno: Përgjimet e trafikut të armëve, interes ndërkombëtar për Shqipërinë, priten zbulime të tjera Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Enri Ceno, deklaroi se përgjimet e publikuara nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj në SYRI TV për trafikun ndërkombëtar të armëve nga qeveria Rama nëpërmjet kompanisë së Ron Yeffet, kanë tërhequr interesin e shërbimeve partnere, NATO-s dhe agjencive të sigurisë. I ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Ceno tha se përgjimet duket se janë realizuar nga shërbime partnere dhe se, duke qenë se bëhet fjalë për materiale të muajve dhjetor-janar, ka pasur kohë të mjaftueshme për përpunimin e informacionit dhe lidhjen e tij me ngjarjet e mëvonshme politike. Sipas tij, rëndësia e kësaj dosjeje shtohet edhe nga fakti se...